Grupi i trafikut të drogës në gjykatë/ Rusta zbardh detaje nga dosja: Breçani me telefon të enkriptuar. Roli i Elvana Gjatës dhe korrupsioni zgjedhor (VIDEO)

Grupi i trafikut të drogës në gjykatë/ Rusta zbardh detaje nga dosja: Breçani me telefon të enkriptuar. Roli i Elvana Gjatës dhe korrupsioni zgjedhor (VIDEO)

Shtyhet me një orë seanca gjyqësore në lidhje me grupin e trafikut që u zbulua pas përgjimeve të SKY, për t’u dhënë kohë avokatëve të njihen me dosjen 104 faqe. 

Do të njihen sot me masat e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë, Dedan Gjoni, ish-shefi i Krimeve në Komisariatin nr.6, Erzen Breçani, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, si dhe Jonida Babameto, që dyshohet për shpërdorim detyre në detyrën e specialistes në zyrën qendrore të Interpol Tirana. 

MCN ka siguruar dosjen e plotë, ku gazetari Arsen Rusta ka zbardhur detaje për MCN Live. Gazetari thotë se Nuredin Dumani i siguroi telefon të enkriptuar Erzen Breçanit. Elvana Gjata ka ende raport të afërt me Ervin Matën, madje ky i fundit u thotë Erzen Breçanit dhe të birit se mund të marrin 500 mijë euro që do kalonte te llogaria e këngëtares. Sa i përket korrupsionit zgjedhor del emri i Myslim Murrizit, ku Dedan Gjoni thotë se grumbullonte vota për llogari të tij në bashkinë e Kamzës. 

Çfarë ka ndodhur në këtë hetim prej 104 faqesh? Rezulton që kemi akuza që nisin nga ‘trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike’, në ‘sigurimi i kushteve për të kryer një vrasje’, ‘armëmbajtje pa leje’, ‘pastrimi i parave’, vepra penale të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, e deri në korrupsion zgjedhor. Për sa i përket korrupsionit zgjedhor, ka dalë në pah se në zgjedhjet e fundit në bashkinë e Kamzës, rezulton se Dedan Gjoni, shefi i Krimeve në Komisariatin nr. 6 grumbullonte dhe bënte vota për politikanin Myslim Murrizi. Rezulton edhe përfshirja e personazheve VIP, apo e artistëve apo aktorëve. Bëhet fjalë Elvana Gjatën, e cila për herë të parë në vitin 2018 u bë publik një raport i saj me Ervin Matën. Rezulton se Ervin Mata, i njohur si ‘Boli’ dhe Elvana Gjata kanë ende marrëdhënie intime ose shoqërore mes tyre. Në një prej komunikimeve Ervin

Mata i thotë Erzen Breçanit dhe djalit të tij Eralbit, që ju mund të merrni 500 mijë euro që unë po i kaloj te llogaria e këngëtares Elvana Gjata. 
Bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal. Do duhet që gjykata të ndaj rolet e Erzen Breçanit dhe djalit të tij, pasi sipas Kodit të Procedurës marrëdhëniet familjare nuk konsiderohen grup i strukturuar kriminal. Me Ervin Matën rezulton se kishin një miqësi pasi djali i nëndrejtorit rezulton se është bashkëshorti i motrës së Ervin Matës. Vet Erzen Breçani pretendon që jo vetëm s’është përfshirë në trafikun e drogës, por vet ai i deklaronte të birit se nuk duhet të merrej me Ervin Matës, pasi e konsideronte të infiltruar të policisë. 

Prova më e fortë e SPAK është deklarimi i të penduarit të drejtësisë Nuredin Durmani, që thotë po unë kam pasur komunikime me Bujar (Ajeti) Gërmizi, dhe thotë se i ka vënë në dispozicion Breçanit një telefon Sky enkro, të enkriptuar. Ky telefon sipas deklarimeve të Dumanit është përdorur nga ish-nr. dy i Policisë së kryeqytetit. Paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë investuar në biznese të Breçanit, mes të cilave një hidrocentrali në Tropojë. 

Prokuroria thotë se qarkullimi i kaq shumë parave, janë para që vijnë nga aktiviteti kriminal. Verifikimi pasuror është duke u kryer, por duhet më parë të përfundojë hetimi penal, për të kuptuar përgjegjësinë penale”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy