Atentatet që po tronditin vendin/ Softa: Do ketë ngjarje akoma më të rënda, s’po shohim veprime parandaluese të Policisë  (VIDEO)

Atentatet që po tronditin vendin/ Softa: Do ketë ngjarje akoma më të rënda, s’po shohim veprime parandaluese të Policisë (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi atentatet që kanë tronditur së fundmi vendin. Softa tha se këto grupe që duken si skuadra paramilitare, janë vetëm në fillimet e tyre dhe do presim ngjarje edhe më të rënda. Softa u shpreh se nuk po shohim veprime prandaluese nga policia, ku ende s’kemi parë një helikopter që të këqyri zonën.

U bënë disa ngjarje të rënda që e kanë tronditur opinionin publik. Kanë goditur edhe vet Policinë e Shtetit në këtë imazh jo fort pozitiv. Shohim skena krimi që po përsëriten dhe kanë ngjashmëri. Duken si skuadra paramilitare që veprojnë me kallashnikov, përdorin mjete të vjedhura, targa të vjedhura. Ikin në drejtim të paditur, gjendet një mjet i djegur dhe persona që ende nuk kanë gjurmë. U bënë disa ngjarje që kanë këtë ngjashmëri. Janë ngjarje që po ndodhin në korridorin Tiranë-Shkodër. Problemi është se s’po ndodhin veprime parandaluese të Policisë, kapje të autorëve, krehje të zonës, vetëm kontrollohen kamerat. Nuk kemi parë një helikopter që të bëhet këqyrja e zonës, për të kontrolluar lëvizjet. Veprimet janë të paracaktuara, të mirëorganizuara, dhe përfundimet janë të njëjta”.

Softa tha se shënjestër e atentateve janë të gjithë personat me precedentë penalë, duke shtuar se duhen ndryshime radikale nga ana e “bluve”.

Armët vazhdojnë të jenë sheshit dhe i takojnë periudhës së 97-ës, sepse janë kallashnikov. Janë këto armë në duart e grupeve kriminale dhe bandave kriminale. Janë sofistikuar në komunikim, organizim, zhdukje provash dhe t’i shpëtojnë gjurmëve të policisë. Policia merret me statistika, duhet të dalim në terren, të futemi mes grupeve kriminale. Shënjestër janë të gjithë personat me precedentë penale. Lufta mes grupeve, hesapet, po i bien njëri-tjetrit me armë. Ajo që më shqetëson nuk është vetëm lufta mes tyre, por mos harro informacionet e fundit të hedhura nga SHISH dhe SPAK, këto janë qendra edhe të grupeve terroriste, imagjino nëse do përdoren nga këto grupe terroriste, sa shqetësuese mund të jetë kjo situatë. Është problem shqetësues që vret sigurinë kombëtare. Janë të njëjtat skema. Në krim përdoren armët, kallashnikovi, mjetet e vjedhura, targat e marra, dhe filmi përfundon me djegien e një mjeti në afërsi. Specifika e ngjarjes së fundit ishte që viktima dhe shënjestra e atentatit kishin makinë të blinduar. Kush janë këto mjete që qarkullojnë në territorin shqiptar, që janë në duart e grupeve kriminale. Makinat e vjedhura përse nuk ndalohen. Prandaj vjen shqetësimi që unë ngreh, që policia ka 1000 mënyra për të vepruar. Po të shohim bilancin e 6 muajve, janë 19 ekzekutime. Janë të frikshme për çdo qytetar, çdo banor, prandaj duhen lëvizje radikale të policisë, duhen ndryshime. Është momenti për reflektim dhe reagim të jashtëzakonshëm të forcave të policisë. Do presim ngjarje akoma më të nxehta, akoma më të rënda. Këto grupe nuk pyesin ku godasin, agresiviteti si godasin, tregon që janë vetëm në fillimin e tyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy