Sulollari: Studentët godasin me gurë autobotin te Kryeministria, policia u përgjigjet me ujë me ngjyrë blu

Sulollari: Studentët godasin me gurë autobotin te Kryeministria, policia u përgjigjet me ujë me ngjyrë blu

Ndonëse gjatë ditës protesta para Kryeministrisë u zhvillua pa incidente dhe pa tensione situata është tensionuar në disa raste.

 

 Siç raporton për edicionin e lajmeve në MCN tv, gazetarja Marina Sulollari, situata u rëndua rreth orës 18:45, kur të rinjtë u rimblodhën përpara selisë së qeverisë pas një pushimi që bënë pas shkëputjes nga Parlamenti.

 

Të rinjtë që qëndronin pranë shkallëve të godinës kanë nisur të godasin me gurë dhe sende të forta në drejtim të autobotit të ujit të Policisë së Shtetit. 

 

Pavarësisht thirrjeve të njëpasnjëshme të forcave të rendit përmes autoparlantëve për të ndalur sulmet ndaj automjeteve të policisë, protestuesit kanë refuzuar të tërhiqen.

 

Në këto kushte, efektivët e policisë kanë nisur të hedhin ujë me ngjyrë blu në drejtim të të rinjve, si një masë për të shpërndarë turmën dhe për të identifikuar personat që ushtrojnë dhunë. 

 

Aktualisht, në bulevard vihet re një shtim i madh i forcave të rendit. 

 

Efektivë të shumtë janë pozicionuar në gatishmëri pas autoboteve, të gatshëm për të ndërhyrë nga momenti në moment nëse sulmet me gurë vazhdojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy