Ligji i ri/ I hiqen kompetencat pushtetit vendor, bregdeti në duart e qeverisë  

Ligji i ri/ I hiqen kompetencat pushtetit vendor, bregdeti në duart e qeverisë  

Projektligji “Për Menaxhimin e Integruar të Bregdetit” është në fazën e konsultimit. Projektligji i hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashikon menaxhimin e vijës bregdetare nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në varësi të saj. Siç sanksionohet në nenin 10 të këtij projektligji, kjo agjenci ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë vijën bregdetare të vendit dhe territoret, objektet, veprimtaritë të cilat ndodhen ose zhvillohen, qoftë edhe pjesërisht, apo kanë ndikim në zonën bregdetare të Republikës së Shqipërisë. Drafti parashikon tkurrjen e kompetencave të pushtetit lokal mbi zonën bregdetare deri pamundësinë për të marrë vendime në mënyrë të pavarur, duke i lënë vetëm rolin e bashkëpunuesit me institucionet qendrore. 

Neni 11 parashikon që të gjitha njësitë e qeverisjes vendore që kanë vijë bregdetare, duhet të marrin leje paraprake te Agjencia Kombëtare e Bregdetit për çdo përdorim në territorin e vet dhe për çdo leje shfrytëzimi të bregdetit. Në pikën c të këtij neni parashikohet që organet e qeverisjes vendore të zbatojnë kërkesat e agjencisë për kontrollin e territorit dhe inspektimin e ndërtimeve si dhe ta mbajnë atë të informuar për çdo masë të marrë në lidhje me to.

Neni 11

Organet e vetëqeverisjes vendore

  1. Organet e vetëqeverisjes vendore të cilat kanë nën juridiksionin e tyre territor të përfshirë në brezin e zhvillimeve të kontrolluara:
  1. bashkëpunojnë me AKB gjatë fazës së hartimit të instrumenteve të planifikimit të territorit, dhe reflektojnë mendimet dhe sugjerimet e Agjencisë, në përputhje me qëllimet, objektivat dhe kriteret e menaxhimit të zonës bregdetare;
  2. i përcjellin Agjencisë çdo aplikim për pajisje me leje zhvillimore apo leje përdorimi që është dorëzuar pranë tyre, me qëllim marrjen e miratimit paraprak të Agjencisë, miratim i cili përbën kusht ligjor për dhënien e lejeve zhvillimore dhe të përdorimit nga ana e organeve të vetqeverisjes vendore;
  3. informojnë në çdo rast Agjencinë, për masat, veprimet dhe sanksionet e marra prej tyre gjatë kontrollit të territorit në brezin e zhvillimeve të kontrolluara, të kryera me iniciativën e tyre apo me kërkesën e Agjencisë për zonën bregdetare, me qëllim bashkërendimin e ndërhyrjeve në territor;
  4. zbatojnë kërkesat që i drejton Agjencia, në lidhje me kontrollin e territorit dhe inspektimin e ndërtimeve në zonën bregdetare.

Më tej, në nenin 22 parashikon që pas miratimit të këtij ligji, të ndalohen të gjitha lejet e ndërtimit në bregdet, me përjashtim të kontratave koncesionare të dhëna nga qeveria.

NENI 22

Ndërtimet në bregun e detit

  1. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit në bregun e detit, me përjashtim të kontratave koncensionare/PPP, invetimeve strategjike dhe ndërtimeve për infrastrukturë publike.
  1. Për ndërtimet ekzistuese në bregun e detit, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Agjencia kërkon nga institucionet përgjegjëse verifikimin e dokumentacionit përkatës.
  1. Agjencia verifikon në bashkëpunim me institucionet përkatëse, kontratat në fuqi të dhëna në bregun e detit. Kontratat të cilat pas verifikimit rezultojnë të rregullta mbeten në fuqi deri në përfundimin e afatit.

Në rastet e shitjes së pronës private në bregun e detit, shteti gëzon të  drejtën e parablerjes. Kriteret dhe procedurat e të drejtës së parablerjes përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Mes kompetencave të tjera që ligji i ri i njeh Agjencisë Kombëtare të Bregdetit janë edhe krijimi i një regjistri elektronik për pasuritë e paluajtshme të zonës bregdetare, mirëmbajtja dhe pastrimi i bregut të detit, dhënia me qira e sipërfaqeve të caktuara të bregut të detit për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, përfshirë aktivitetet/veprimtaritë sportive argëtuese dhe turistike në det etj.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy