Mjekja dermatologe Violeta Dajçi flet për alergjitë e lëkurës nga llojet e tekstileve, duke treguar materialet më të dëmshme të rrobave për lëkurën
Duke folur për “Zgjohu për MCN”, ajo deklaroi se të gjitha materialet sintetike prodhojnë alergji në lëkurë, por shtoi se janë shumë të përdorshme për shkak të kostos shumë të ulët të prodhimit.
Dajçi tha se veshjet sintetike, prodhohen dhe përpunohen në vende të varfra, të botës së tretë, ku kostoja del e ulët.
Kontakti është që në momentin që e blen, gazi që ato lëshojnë, lënda helmuese që këto produkte lëshojnë dhe njerëzit e thithin gjatë frymëmarrjes. Më tej dëmi vazhdon gjatë veshjes, gjatë qëndrimit në shtëpinë tonë dhe dëm shkakton edhe gjatë procesit të larjes, pasi lëshon në natyrë, tokë dhe ujëra që përfundojnë në tokë, të gjithë janë helmues po aq sa ajo që bie në kontakt me lëkurën.
Problematikat më të shpeshta janë alergjitë që ndodhin direkt në lëkurën tonë nëse veshim këto rroba. Përthithet nga lëkura, organizmi, por edhe frymëmarrjes, lëshojnë gazin në natyrë. Edhe landfillet e këtyre copave që nuk shiten ndërtohen në vende të botës së tretë, pikërisht prej dëmit që shkaktojnë.
Nga kontakti me gjëndrat e djersës kanë vetinë të shtojnë gazin që lëshojnë dhe kombinimi me djersën bën një aromë shumë të rëndë. Prandaj aroma është kaq mbytëse, nga veshja e sintetikeve.
Edhe materialet e leshta shkaktojnë irritim, ndaj këshillohet që poshtë të mbahet bluzë pambuku. Por nuk mund të themi se bluzat e leshta janë të dëmshme, por nuk e kanë efektin e përthithjes në lëkurë të lëndëve të dëmshme dhe lëshimin e gazeve në ambient. Për këtë arsye këshillohet veshja e ngjyrave të bardha, pasi edhe ngjyruesit e veshjeve shkaktojnë dëme.
Linoja është e barabartë me pambukun, nuk shkakton irritime, është shumë miqësore. Linoja nuk irriton, ndërsa nëse është shumë e ashpër, mund të jetë përpunuar dhe me produkte të tjerë. Por në përgjithësi linoja duhet që në momentin që ti e prek duhet të krijojë rrudha. Nëse një copë lino kur e prek krijon rrudha, ajo është një copë lino e pastër dhe e vërtetë.
Xhinsi është i këshillueshëm, është material pambuku. Por gjatë përpunimit mund të kenë pjesë të tjera si poliestra, por në bazë të përqindjes së përbërjes varet. Por xhinsi i mirë dhe i vërtetë, është i pambuktë dhe është shumë i shëndetshëm me lëkurën.
Megjithatë në momentin që është shumë i ngushtë mund të shkaktojë probleme.



