Të varrosur nën dëborë, mesazhet e klientëve të hotelit që u përfshi nga orteku

Të varrosur nën dëborë, mesazhet e klientëve të hotelit që u përfshi nga orteku

Orteku që përfshiu mbrëmë një hotel në Abruzzo të Italisë i ka zënë të gjithë klientët në momentet e fundit para se të largoheshin. Ata kishin bërë gati valixhet dhe do të largoheshin, por po prisnin mbërritjen e një borëpastrueseje, e cila do të lironte rrugën.

Por krejt papritur një “lumë” dëbore ka vërshuar nga shpati i malit duke marrë me vete pemët. Nga hoteli “Rigopiano” pak ka mbetur. Një pjesë është shembur, ndërsa pjesa tjetër është e zhytur në dëborë. Ajo çka mbetet në këmbë është një strukturë më mjediset e përbashkëta të mbushura me borë dhe degë pemësh. Asnjë zë dhe asnjë thirrje për ndihmë.

Ekipet e shpëtimit po punojnë për gjetjen e të paktën 30 personave që mendohet se kanë qenë brenda në momentin e tragjedisë. Për shkak të sasisë së madhe të borës së depozituar mbi rrënojat e ndërtesës, qentë që përdoren në raste të tilla e kanë të pamundur të nuhasin dhe të gjejnë nëse ka të mbijetuar.  

Rrëfimi i një të mbijetuari 38-vjeçar është rrënqethës. Ai thotë se shpëtoi gjallë pasi sapo kishte dalë për të marrë diçka në makinë, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e tij nuk dihet nëse janë gjallë.

Ndërkohë që orët kalojnë, shpresat për të gjetur të mbijetuar sa vijnë e zbehen. Kjo për shkak të temperaturave të ulëta. Mediat italiane citojnë një prej personave të bllokuar nën rrënoja, i cili ka mundur të dërgojë një mesazh disa orë më parë. “Na ndihmoni, po ngrijmë nga të ftohtët”, i ka shkruar ai familjes së tij.

Orteku dyshohet se u shkaktua nga një seri tërmetesh që goditën dje Italinë Qendrore.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy