"Merrni në konsideratë propozimet tona", Dhoma e Avokatisë paralajmëron për bojkot pa afat

"Merrni në konsideratë propozimet tona", Dhoma e Avokatisë paralajmëron për bojkot pa afat

Me përfundimin e bojkotit 4 ditor, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka zhvilluar një mbledhje dhe me anë të një shkrese zyrtare i kërkon Këshillit të Ministrave të marrë në konsideratë vërejtjet dhe propozimet e bëra përndryshe do të përshkallëzohet qëndrimi drejt një bojkoti total dhe pa afat.

Me anë të këtij dokumentt Dhoma e Avokatisë sqaron se i qëndron besnik vlerësimit se kjo harë e re gjyqësore është në shkelje të plotë të së drejtës së individit për aksesin në drejtësi, mungesës së eficensës në realizimin e të drejtës së mbrojtjes si dhe rëndimin e situatës ekonomike dhe sociale të individit.

Nqë dokument shkruhet se është konstatuar injorimi haptazi dhe mos marrja në konsideratë nga ana e KLGJ për propozimet e ngritura nga Dhoma e Avokatëve.

DHOMA E AVOKATISE E SHQIPËRISE

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqiperisë, në mbledhjen e zgjeruar të datës 17 Qershor 2022, me pjesëmarrjen edhe të kryetarëve të dhomave vendore të avokatisë, mori në shqyrtim zbatimin e vendimit për bojkotimin e proceseve giyqësore për periudhën katër ditore. Ky Komitet Drejtues vlerëson përmbushjen e qëllimit për të cilin u mor ky vendim, duke e konsideruar si fillim të një procesi për përmbushjen e kërkesave lidhur me ushtrimin e profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë.

Vlerësojmë, që Dhoma e Avokatisë e Shqiperisë ka bërë prezent që në fillesat e hartimit të projektit të Hartës Gjyqësore problematiken e zbatimit në praktikë të një projekti të tillë. Me keqardhje u konstatua injorimi haptazi dhe mos marrja në konsideratë nga ana e KLGJ të propozimeve tona, në vendimin e saj të datës 10.06.2022. Ne i qendrojmë vleresimit tonë, që kjo hartë giyqësore është në shkelje të plotë të së drejtës së individit për aksesin në drejtësi, mungesës së eficencës në realizimin e të drejtës së mbrojtjes si dhe rëndimin e situates ekonomike – sociale te individit.

Dhoma e Avokatisë e Shqiperisë i kerkon Keshillit të Ministrave, si organi vendimarrës për miratimin e hartës gjyqesore, të marrë në konsideratë vërejtjet dhe propozimet e bera prezent nga ana jone gjatë gjithë këtij procesi. Mosmarrja në konsideratë e verejtjeve dhe propozimeve të Dhomës së Avokatisë të Shqiperisë në procesin e vendimarrjes nga ana e qeverisë do të jetë objekt vlerësimi i qëndrimit të dhomës se avokatisë, duke pershkallezuar qendrimin tonë në të ardhmen drejt një bojkoti total dhe pa afat.

Nëpërmjet këtij njoftimi, gjejmë rastin të falenderojmë komunitetin e avokatëve të cilët me kulturë të lartë qytetare dhe profesionale mundësuan në unanimitet realizimin e qëllimit të bojkotit.

Falenderojme publikun për mbështjetjen dhe mirkuptimin për bojkotimin e proceseve gjyqësore ku ata ishin palë. Një falenderim i veçantë për mediat per pasqyrimin dhe sensibilizimin e opinionit në vazhdimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy