Analisti Andi Bushati duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV thotë se Erion Veliaj është “një kufomë politike”, i flakur nga vet PS, por sipas tij arrestimi i kryebashkiakut s’do ndikojë në rezultatin e PS në zgjedhje. Bushati thekson se PS do të marrë të njëjtat vota edhe pa Veliajn, pasi nuk jemi demokraci, dhe vota tregtohet. Sakaq Bushati vë në dukje se SPAK ka detyrën që të bëjë një proces model ndaj Veliajt dhe politikanëve të tjerë të lartë.
“A ka të drejtë Veliaj të përdorë taktika që shkojnë në favor të tij? Padiskutim që po. Brenda ligjit mund të përdorë të gjitha taktikat. Në këtë kuptim s’ka ndonjë skandal qasja e Veliajt. S’ka skandal edhe kërkesa për heqjen e Dados. Veliaj do ta tërheqë në një konflikt Olsi Dadon dhe të thotë që ky ka konflikt dhe s’mund të jetë prokurori im.
SPAK-u ka një detyrim, për të gjithë politikanët e lartë është i detyruar të bëjë proces model. Të bindë edhe mbështetësit që po bëhet proces i drejtë. Nëse provat ndaj Veliajt qëndrojnë, ai është pre e lehtë për çdo prokuror. Besoj që dosja Veliaj është dashamirëse.
Ta hetosh një njeri që ka vjedhur një bankë, si njeri që i ka vjedhur dikujt në autobus lekët nga xhepi, është dashamirëse për të. Veliaj politikisht është kartë e djegur, është kufomë politike, edhe PS, të vetët e kanë flakur. Vet Rama që bën edhe shiun, edhe diellin, ndonjë njeriu që ka ngritur zërin pro Velijt, i tha pusho s’e s’ke të drejtë të flasësh. Karriera politike e atij që konsiderohej delfin i Ramës, tashmë ka mbaruar.
Por i duhen zbatuar të gjitha të drejtat. Sado të ketë goditje të mëdha, s’mund të ketë goditje më të mëdha seç ju bë opozitës me Berishën dhe Metën dhe PS-së me Veliajn. Deri tani kjo s’ka ndryshuar gjë elektoralisht. Do ndryshonte po të ishim një demokraci. Vota manipulohet, tregtohet dhe blehet. Si me Veliajn dikur, dhe pa Veliajn sot, PS do marrë të njëjtat vota. Roli i SPAK është insinjifaktiv në betejën elektorae”.
Duke folur mbi garën elektorale, Bushati mendon se dikur kishim një skenë deri diku tre polare, ndërsa tani PL është futur në suazën e PD-së.
“Dikur ish-LSI garonte e ndarë, kishim një skemë deri diku tre polare, ndërsa sot PL është e futur në suazën e PD-së. Në pikëpamje të madhe pothuajse janë ato. Socialistët garojnë të vetëm, ndërsa PD ka mbledhur një tufë partish aleate, disa ekzistente, disa moskezistente. Dikur ishte Basha, tani Berisha, por kjo s’përbën një diferencë të madhe.
Tashmë kemi 4 parti të reja, dhe mund të lëvizin pak numrat në raport me zgjedhjet e shkuara. Nuk është çështje besimi më shumë se çështje tepsie. Rama tha që do i heqim partitë e tepsitë, sepse e duam gjithë pushtetin për vete. Pushtetin e ka një njëri i vetëm që nga viti 2017-të dhe ai është Edi Rama. Elektoralisht s’e di sa ka rënë LSI tani, por nga zgjedhjet e shkuara është një parti me bagazh 100 mijë vota.
Por më shumë se votat e PL, Berishës i duhet tundja e flamurëve të të burgosurve politikë në Shqipëri. PD ka miratuar rezoluta të partive simotra ku dënohen burgosjet politike. Kjo të jetë një kartë, numerike dhe politike. Unë shpesh besoj që këtu rezultati është ai që shkruan më parë në tavolinë Rama dhe vë strukturat e veta për ta realizuar. Në një farë mënyre besoj se kjo do ndodhë edhe këtë radhë. Rama e arriti qëllimin për shkatërrimin e PL. Jo vetëm ndahu Metën dhe Kryemadhin, por ndahu edhe PL-në. O hyn i avantazhuar Rama në këto zgjedhje, ose nuk hyn askush tjetër”.



