
Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i quajti ndryshimet e reja të prezantuara me qeverinë 4, si ndryshime që dëshmuan se nuk ekziston më demokracia partiake në PS, në krahasim me PS e viteve ‘9-ta.
Ai e quajti konfirmimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, si shprehje e pozitave të saj në qeveri.
PS e 1997-tës kishte debat për kabinetin e ri, kishte përfshirje, parakonsultuime, kishte institucionet brenda partiake që funksiononin kurse sot ne 20025, nuk e kemi demokracinë partiake.
Kemi ndryshim te madhe dhe kjo që pamë, befasia , kam përshtypjen që ka kënaqësinë e Ramës, kur provokon habinë e te emëruarve, dhimbjen edhe të atyre që ikën.
Unë nuk besoj se është ligjësi i dikujt që është në kulmin e karrierës politike, por mendoj se ky është kabinet i kohërave qe po ndryshojnë, fakti që ne vend të vogël si ky i yni, ku mund te përfshihen teknokrat , njerëz që kanë njohje personale te Ramës, njerëz të dëshmuar, pra teknokratizmi nuk është një dukuri që është negative domosdoshmërisht.
E dyta fakti që mund të përfshihen teknokratë që janë njerëz të dëshmuar, nuk është një dukuri negative. Improvizim është kryetari i bashkisë së Cërrikut që u bë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Është konfirmim i pozitave të zonjës Balluku.
Për Ballukun shumica e falleve e jepnin si kryetare të Kuvendit. Në Fier ajo arriti në 11 maj rezultat edhe më të mirë se Gramoz Ruçi që konsiderohet një lloj patriarku i PS-së. Ka menaxhuar portofolin më të rëndësishëm.
Ndërsa për Manjën, ndoshta mund të kem një ide se ndërsa merrej një vendim që mandati i Veliajt ndërpritej, ndoshta për ekulibër është marrë një vendim për larguar Manjën që është kritikuar nga njerëzit e Veliajt.



