Policia italiane ka arrestuar një egjiptian që më 5 tetor të këtij viti i kishte vjedhur çantën një gruaje 60 vjeçe në Torino të Italisë. Në video duket moment kur ai i merr çantën e dorës, ku ajo kishte 50 euro dhe e përplas në trotuar, duke e plagosur.



