Analisti Ben Andoni deklaron se opozitën në këtë kohë po e bën vetë drejtësia.
Duke folur për MCN Live, Andoni tha se opozita ka një aksion më të ravijëzuar, por është shumë larg pritshmërive dhe masivitetit që pret publiku.
Sipas tij, opozita do e kishte shumë vështirë të mblidhte njerëz nëse nuk do të ishte skandali “5D”.
Edhe pse protestat e opozitës vijojnë të jenë konsistente, por nuk ka asnjë lloj reagimi nga mazhoranca.
Duket se në Shqipëri po ndodh fenomeni që përballet gjithë Europa Qendrore dhe Lindje, që publiku është shumë i shqetësuar që proteston, por protestat e tij nuk kanë impakt për arsyen se qeveritë e sotme janë të ngujuara, kanë shumë probleme me moralin politik dhe përballë gjetjeve të tilla si “5D”, qeveria, qoftë pushteti lokal dhe qendror, duhet të kishte një mea culpa.
Kjo e ka tulatur publikun dhe nuk ka ndonjë pritshmëri të madhe, publiku pret vitin 2025 dhe pret që opozita të ketë një emër më të fortë dhe të zgjidhet problemi i vulës.
Është një situatë që e tregon demokracinë tonë parapolitike.
Prania e kryebashkiakut Veliaj nesër në SPAK, do ndryshonte diçka nëse SPAK do ishte përpara me hetimet e vetë, edhe pse bëri një hap më para javën e kaluar kur iu komunikoi akuzat të përfshirët në dosjen “5D”.
Por kjo nuk mjafton se korrupsioni është në nivel sistemik. Nuk besoj se do ndryshojë gjë paraqitja e Erion Veliajt në SPAK.
E vetmja gjë që mund të ndryshojë është që d i jap më shumë karburant opozitës për të thirrur njerëz.
Zoti Berisha e ka tepruar në sensin që gjithnjë vendos afate. Shyqyr që ndodhi ky skandali i drejtorëve.
Opozita ka meritën e madhe se sinjalizoi dhe bëri dhe kallëzimet e veta publike, nuk besoj se do të kishin mundësi të organizonin protesta të vazhdueshme.
Mendoj se opozita duhet ta shikoj mirë këtë situatë dhe të shikoj mirë për vitin 2025.
Është në limitet e fundit të saj se në të kundërt dëmi për demokracinë shqiptare do jetë shumë i madh.
Ndërsa duke folur për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Andoni u shpreh se lëshimi që do bëhet do të jetë sa i takon votës së diasporës.
Verdikti që ka ardhur nga Gjykata Kushtetuese drejt parlamentit, akoma nuk po merr jetë, se nëse do merrte jetë, KQZ do fillonte të punonte për infrastrukturën për diasporën.
Ndërkohë që kemi një problematikë të madhe për identifikimin e tyre.
Do arrihet deri diku që të shkohet përpara që të përfshihet edhe vota e diasporës, fillimisht si eksperiment logjik.



