Reshje të dendura shiu në Durrës, disa rrugë bëhen të pakalueshme 

Reshje të dendura shiu në Durrës, disa rrugë bëhen të pakalueshme 

Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu.

Reshjet nisën me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes së sotme dhe për këtë arsye rrugët pranë kryqëzimit të stadiumit në lagjet numër 17 dhe 18, u bënë të pakalueshme, raporton korrespondentja e MCN TV.

Menjëherë niveli i ujit arriti në trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.

Përkeqësimi i motit nuk ka sjellë probleme në port, nga ku raportohet se tragetet që janë planifikuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme drejt Italisë, do të lundrojnë sipas orarit të përcaktuar.
 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy