Xhaçka-Borrell: Forcim uniteti, të ndalojmë mjetet që ushqejnë luftën në Ukrainë

Xhaçka-Borrell: Forcim uniteti, të ndalojmë mjetet që ushqejnë luftën në Ukrainë

Zbardhet takimi i mbajtur ditën e sotme mes ministres së jashtme, Olta Xhaçka me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe zëvendëspresident i Komisionit Europian, Josep Borrell.

Kriza e shkaktuar nga sulmi ushtarak i paligjshëm dhe i pajustifikuar rus mbi Ukrainës dhe përballja e pasojave të saj të gjithanshme, përfshirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ishte në qendër të bisedës.

Xhaçka dhe Borell, deklaruan se forcimi i unitetit dhe veprimi vendimtar mbi ndalimin e mjeteve që ushqejnë luftën janë të një rëndësie parësore.

Përfaqësuesi i lartë vlerësoi lart aksionin diplomatik të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, linjëzimin e plotë me qëndrimet e BE-së dhe masat kufizuese në praktikë dhe gatishmërinë për të pritur qytetarët e zhvendosur nga Ukraina për shkak të agresionit.

Ministrja Xhaçka u shpreh, se në përballje me këtë krizë të madhe të sigurisë evropiane, Ballkani Perëndimor nuk duhet të lihet jashtë fokusit të Bashkimit Europian. Procesi i integrimit europian të vendeve të rajonit të rajonit duhet të përshpejtohet, fillimisht me mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt.

Xhaçka dhe Borrell, ranë dakord se angazhimi i BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të demonstrohet me rrugë e mënyra, të cilat do ta bëjnë rajonin pjesë të zgjidhjeve të qëndrueshme, përfshirë në momente krizash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy