Duka: Ky Kod të detyron të bësh pazar. Nëse hapen listat e zgjerohen zonat zgjedhore dalim të vetëm në zgjedhje

Duka: Ky Kod të detyron të bësh pazar. Nëse hapen listat e zgjerohen zonat zgjedhore dalim të vetëm në zgjedhje

Kreu i PAA Agron Duka tha në MCN Live se partia që ai drejton do të hyjë e vetme në zgjedhje nëse ndryshon Kodi Zgjedhor, dhe bëhet me lista të hapura, duke zgjeruar zonat zgjedhore. Duka tha se Kodi Zgjedhor në fuqi i detyron partitë e vogla të hyjnë në pazare me subjektet e mëdha. Ai tha se në kushte të tilla do të jetë i detyruar që të negociojë për të qenë pjesë e listës së përbashkët të PD-së së Rithemelimit.

Nëse Kodi Zgjedhor do të ndryshojë, në bazë të kërkesave që kanë bërë jo vetëm partitë e vogla por në përgjithësi gjithë opinioni publik, përfshirë listat e hapura, zgjerimi i zonave zgjedhore, natyrisht që ne do hyjmë vetëm. Sepse me 3-4 zona zgjedhore, apo një zonë zgjedhore gjithë Shqipëria, çdo parti mund të tregojë sa vota ka realisht dhe në syrin pragmatist s’ka asnjë lloj leverdie të hyjë në një listë tjetër, sepse do hysh një i joti me 13-14 të Rithemelimit në Durrës, ndërkohë që ke tutë, 15 në konkurrencë. Kurse nëse listat janë të mbyllura, me herës, 12 qarqe, është pazar ajo punë, janë kondicione, je shah mat s’ke ku shton. Një parti e vogël detyrohet të hyjë në sqetullën e një partie të madhe.

Ne jemi në opozitë do bëjmë negociata me Rithemelimin dhe do themi që kemi tregues që në Durrës kemi kaq vota, a keni leverdi të jemi në listë të përbashkët. Kodi Zgjedhor të detyron të bësh Pazar. Ose nëse do të mbash një farë integriteti, futu në luftë edhe s’del asnjë.  Unë perceptoj se ne si parti jemi akoma më mirë, por ky Kod Zgjedhor t’i copëton votat. Ka raste edhe njerëz që tentojnë si PSD. Unë s’e shoh. Unë këto dy rrugë kam. Nëse listat hapen, ne do hyjmë vetëm me lista të hapura. Nëse nuk ndodh, do bëjmë negociata me Rithemelimin. Ose koalicione zgjedhore që të hyjmë me siglat tona, ose të hapet të bëhet me 3-4 zona zgjedhore. Nëse merr 8 mijë vota në Durrës apo Tiranë s’del deputet, këto vota hidhen në kosh! Kjo punë është me hile. Mazhoranca në një farë mënyrë ka leverdi, Rithemelimi nëse mendon se ka leverdi ka luajtur mendsh. Shartimi që duan të bëjnë këto me 12 qarqe dhe me gjysmë lista të hapura, është e njëjta histori që ka qenë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy