
Kryeministri Rama në fjalën e tij deklaroi se pavarësisht kursimit që është vënë re në tetor koha me diell, nuk favorizon sektorin energjetik dhe për këtë arsye la te kuptohej se në nëntor do të rishikohet vendosja e çmimit më të lartë për ata që kapërcejnë 800 kw.
Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë, Igli Tola në studion e lajmeve në MCN Live deklaroi se nga kjo fashë preken pothuajse 9% e familjeve, përkatësisht 71 mijë familje. Ai tha se 75% e nevojave tona mujore varet nga prodhimi hidrik, pra vendi ynë ka varësi të plotë nga energjia hidro.
Ka njëfarë indiferentizmi jo tejet të angazhuar nga qytetarët për situatën që i pret. Ajo që ndodh nuk është se preken familjet e pasura nga tavani 800 kë, më tepër janë familjet me 2-3 breza që jetojnë së bashku, pra me një numër të lartë dhe kanë më shumë predispozita për ta kaluar këtë shifër. Nuk është 2-3% e familjeve që preken nga kjo fashë, por është shumë më tepër. Ne nuk kemi mundësi tjetër ngrohje kështu që energjia është mundësia jonë. Nevoja për konsum energjie për të mbajtur ambientet e banimit apo dhe të tjera të ngrohta është e lartë. Ndërsa në dhjetor që është dhe piku nuk janë 2-3% e familjeve, por janë 71 mijë familje që e kalojnë 800 kë konsum mujor, pra pothuajse 9% e familjeve.
Më tej Tola theksoi se duke pasur parasysh se nga se vjen problematika, sot është një krizë globale çështja e energjisë, por vendi ynë ndryshe nga shumë vende të tjera që kanë problematika drejtpërdrejt me gazin rus, në lidhje me humbjen e varësisë së gazit rus, Shqipëria s’ka asnjë nga këto opsione ne jemi të varur nga energjia hidro që 70-75 % i plotësojmë vetë.
Shqiptarët nuk kanë një konsum të lartë energjie, por problemi tek ne është varësia e plotë nga energjia hidro dhe investimet kanë qenë minimaliste në këto sektor. 75% e nevojave tona mujore varet nga prodhimi hidrik. Por ajo që ndodh, është se fuqia blerëse e ka rënë në familjet shqiptare. Të ardhurat i çojmë për konsum familjar, rreth 70% e të ardhurave shkon për produktet e shportës. Sot me rritjen që pretendohet të bëhet mbi çmimin e energjisë në gjykimin tim shumë familje do e kenë të vështirë të mbyllin muajin. Problematika qëndron në faktin se të ardhurat e familjeve shqiptare janë të mesme dhe të ulëta dhe e kanë të vështirë të investojnë në pajisje dhe detyrohen të mbajnë dhe riparojnë ato që kanë. Këto normalisht kanë konsum më të lartë se pajisjet e reja.
Ndërsa lidhur me 80 milionë eurot e Bashkimit Ebropian, Tola sqaroi se nuk mjaftojnë për përballimin e krizës.
Është një moment sensibizlimi i BE-së me vendet e Ballkanit perëndimor. Duket sikur janë më prezentë në familjet që po kalojnë dhe krizën, por dhe ato 80 mln që alokohen nga BE nuk janë të përballueshme sepse deri tani kanë kaluar 300-400 mln euro për blerje të energjisë. Edhe në pikëpamje shpërndarje nuk kemi pasur një raport të drejtë me vendet e tjera, por këto janë politikat tyre. Gjithsesi është shenjë pozitive por është e pamjaftueshme. Nëse qeveria do të donte të ndjehej impakti i këtyre 80 mln euro do ishte mirë të mos shkonin për faturën e energjisë, por për investime në rrjet dhe për subvencionimin e familjeve që tentojnë të përfshijnë fotovoltaikët.



