Krijohet fjalorthi tirons-gjuhë standarde/ Shameti: Janë 30 fjalë ‘tironse’, më ndihmoi gjyshi në shpjegime

Krijohet fjalorthi tirons-gjuhë standarde/ Shameti: Janë 30 fjalë ‘tironse’, më ndihmoi gjyshi në shpjegime

Nxënësja Geana Shameti vjen me një projekt shkollor përmes një fjalorthi të veçantë, tirons-gjuhë standarde.

Në një intervistë për “Zgjohu me MCN”, ajo shpjegon se si i lindi ideja për realizmin e një fjalori të tillë unik dhe faktin se si ‘tironse’ për mbledhjen e 30 fjalëve mori edhe ndihmën e gjyshit.

Për krijimin  e fjalorit u bazova shumë të fjalët që përdorin në përditshmëri me familjarët, duke qenë se jam tironse. Por pas atyre kam bërë edhe kërkime në internet dhe kam folur edhe me grupin tim që ishin nga Tirana, mos kam harruar ndonjë gjë dhe kanë shtuar edhe ata ndonjë fjalë.

Janë 30 fjalë të mbledhura, psh fjala ‘mos u qell fort’, dmth ‘mos u vono shumë’.

Në krijimin e këtij libri më është dashur ta konfirmojë a janë fjale tironse, kur nuk isha e sigurt, psh fjala ‘tlyn’ se e kam dëgjuar në zona malore por gjyshi im ishte rritur me fjalët ‘tlyn e tomël’, pastaj ‘gufurr’ që është ‘hakërrim, ngritje zëri’ nuk e kisha dëgjuar shumë, këto pak a shumë pastaj tjerat i kisha dëgjuar.

Për këtë projekt mendoja se ishte mjaftueshme 30 fjalë, u kënaqen të gjithë dhe në prezantimin e projektit kemi qeshur pafund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy