Peleshi nga Shkodra: Nuk ka banorë të rrezikuar, situata drejt përmirësimit (VIDEO)

Peleshi nga Shkodra: Nuk ka banorë të rrezikuar, situata drejt përmirësimit (VIDEO)

Pas Lezhës, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka inspektuar situatën e përmbytjeve edhe në Shkodër si një prej zonave më problematike.

Ministri raporton se situata në Shkodër është e qëndrueshme dhe se ndërprerja e reshjeve të shiut i ka dhënë mundësinë autoriteteve të riparojnë dëmet e shkaktuara.

Në fshatin Obot, i cili është pothuajse i izoluar nga ujërat është siguruar transporti dhe evakuuimi i banorëve nga Forcat e Armatosura.

“Në njësinë Ana e Malit, në fshatin Obot e njëjta situatë si dje. Ka një përmirësim të lehtë, disa cm rënie të nivelit dhe për shkak të erës që po fryn, ujërat do të tërhiqen me shpejtësi drejt detit. Reshjet tani kanë ndaluar dhe nuk rrezikohet pjesa e Nënshkrodrës, fusha e Obotit, çka ka qenë problematike në vitet e kaluara. Është gjithmonë frika e vitit 2010 të cilave duam t’ju shmangemi. Reshjet nuk i kemi në dorë, por menaxhimin e kaskadës. Kaskada e Drinit është menaxhuar mirë. Në HEC-in e Fierzës 10 metra rezervë. Nuk ka shkarkime në Vaun e Dejës. për shkak të reshjeve në ditët në vazhdim ne parashikojmë që nuk do të ndodhë më e keqja. Jam optimist që ditë pas dite situata do jetë më e mirë. Jemi në gatishmëri të plotë. Janë ngritur në të gjitha bashkitë dhe prefekturat shtabet. FA-të, janë me gatishmëri të shtuar që prej 2 ditës. Kemi në territor, mjete e forca prezentë, që kanë transportuar rreth 100 persona në Lezhë e Shkodër. Kanë evakuuar disa familje”, deklaroi Peleshi.

 

Ministri Peleshi nga  Lezha: Situata është e qëndrueshme, niveli i ujit është ulur   11:03 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka parë nga afër situatën e përmbytjeve në qarkun e Lezhës, në njësinë administrative të Kallmetit.

Peleshi është shprehur optimist për situatën, pasi sipas tij çdo gjë është në kontroll dhe ndalimi i reshjeve të shiut ka bërë që ujrat në tërhiqen.

I pyetur nga gazetarët për situatën e përmbytjeve në qarkun e Lezhës, ministri Peleshi është shprehur se situata është përmirësuar, kjo edhe falë punës së bërë në vitet e fundit me kanalet kulluese.

“Siç e shihni këtu jemi në njësinë administrative të Kallmetit në qarkun e Lezhës. Ditën e djeshme është punuar, sepse situata që shikoni sot është totalisht e ndryshme nga ajo që ishte dje. Këtu ku jemi niveli i ujit është tërhequr.Kjo tërheqje e nivelit të ujit dhe ky përmirësim i situatës së përmbytjes duhet ta them që vjen nga puna e bërë shumë mirë në këto vitet e fundit për pastrimin e kanaleve ujitëse e kulluese.Pra, tërheqja e shpejtë e ujit, kur reshjet pushojnë tregon se këto që këto investime funksionojnë dhe dua të përshëndespushtetin vendor, bashkinë, kryetarin e bashkisë dhe prefektin që po punojnë shumë mirë.” Ka shpjeguar ministri.

Ministri i Mbrojtjes është shprehur se situata paraqitet e qëndrueshme dhe se nuk është rrezikuar asnjë familje.

Dua ta them që më e rëndësishmja janë jetët njerëzore, të cilat nuk kanë qenë të kërcënuara në asnjë moment. Në qarkun e Shkdorës kemi patur 2-3 evakuime, kemi prezente Forcat tona të Armatosura, Forcat tokësore të Komandës mbështetëse dhe në të gjithë qarqet e rrezikuara të vendit janë rreth 260 forca të specializuara nga FA në mbështetje të shtabeve vendore si dhe mbi 1200 forca të tjera të angazhuara.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy