
Kosova sot shënon 17-vjetorin e pavarësisë, një rrugëtim që ka pasur shumë vështirësi.
Analisti dhe profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, ka analizuar zhvillimet dhe sfidat që e presin Kosovën në këtë përvjetor.
Ai ka veçuar rëndësinë e urimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces.
Ky është një përvjetor që tregon moshën e adoleshencës së një kombi.
Është jashtëzakonisht impresionuese ajo që shkroi presidenti Trump në urimin e tij drejtuar presidentes Osmani, ku Kosova është një komb sovran, i vendosur dhe i qëndrueshëm.
Është një kompliment që mund ta marrësh nga presidenti amerikan për një komb që tashmë mbush 17 vjet dhe ka krijuar shtetin e tij.
Në lidhje me sfidat që e presin Kosovën në këtë fazë të zhvillimit të saj, Spahiu analizon situatën dhe thekson se një nga sfidat më të mëdha ka qenë marrja e kontrollit të plotë të territorit të saj.
Sfidën më të madhe të ardhshme që ka Kosova, Spahiu e sheh në arritjen e subjektivitetit të plotë ndërkombëtar.
Ai theksoi se Kosova ka ende një pengesë të madhe për t'u bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë, përfshirë Kombet e Bashkuara, dhe kjo pengesë është njohja nga ana e Serbisë.
Sfidat më të rëndësishme që kishte Kosova në këtë moshë ishte marrja e territorit te vet në kontroll të plotë, dhe këtë në një moment shume te duhur, në momentin e fundit, e arriti në kohen kur Kosova rrezikonte copëtimin dhe zhbërjen, arriti ta mbledh veten dhe ta marrë kontrollin në veriun e saj dhe kjo është sfida e kaluar.
Sfida që e pret Kosovën është ajo e arritjes e subjektivitetit të plotë ndërkombëtare, që të bëhet anëtar i mekanizmave ndërkombëtar të tjerë, në mes të cilave edhe të Komave të Bashkuara.
Këtë sfidë sigurisht, një gur më i rendë ose pengese që është për Kosovën, është marrja e njohjes nga ana e Serbisë, sepse të gjitha këto vende që nuk e kanë njohur Kosovën e kushtëzojnë me njohje nga ana e Serbisë.
Pesë vendet e BE, katër vendet, anëtare të NATO-s, e pengojnë që Kosova të mos jetë anëtare e NATO-s, e BE-së, pikërisht ngaqë ato njohjen e tyre e kushtëzojnë nga njohja e Serbisë.



