Deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë me vezë këtë të enjte në Parlament. Ata i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm nga garda ndërsa në çantat e disa prej deputetëve të opozitës janë gjetur vezë.
Ngrihen dyshime se opozita ka përgatitur një skenar për bllokimin e punimeve të Kuvendit, skenar i ngjashëm me atë të opozitës kosovare.



