Takimi në Riad, Papa: Favorizohet Moska. Diskutimet Putin-Trump do të shkojnë përtej Ukrainës (VIDEO)

Takimi në Riad, Papa: Favorizohet Moska. Diskutimet Putin-Trump do të shkojnë përtej Ukrainës (VIDEO)

Gazetari Robert Papa tha përmes një lidhje “skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se nga sinjalet e dhëna deri më tani, në bisedimet e zhvilluara këtë të martë në Riad favorizohet Moska.

Më tej Papa theksoi se bisedat e Putin-it me Trump do të shkojnë më tej se Ukraina, por do diskutohet për zonat e influencës.

Duket nga sinjalet që janë dhënë, është e favorizuar për Moskën. Shefi i Pentagonit ka thënë që nuk do të hyhet në NATO dhe do të ishte joreale që të pretendonte për tokat e marra nga Rusia. Që në fillim të bisedave, pa u ulur në tavolinë Rusia mori dy sinjale të mëdha.

Këtë radhë do e zgjidh Trump me Putin, duam apo nuk duam. Ajo që mua më gëzon është që nuk pashë një Grenell në tavolinë, njeriu që mbron interesat e Serbisë. Bisedat e Putin-it me Trump do të shkojnë më tej se Ukraina. Do të jetë për zonat e influencës, amerikanët duan të mbajnë larg Kinën dhe duan të ndalojnë gjakderdhjen e madhe të dollarëve. 170 miliardë dollarë nga amerikanët.

Kam një ide që do të ketë një ndarje të pakuptimtë, siç ka qenë Berlini lindor dhe perëndimor. Mund të lejojë Ukrainën që do mbesë nga 80% e tokave të hyjë në BE, por jo në NATO. Në lidhje me NATO-n nuk është vendosur afat përfundimtar.

Favorizohet Putin. Putin nuk ka besueshmëri dhe këtu tek amerikanët. Dihet që është kriminal dhe u bë në Rias për këtë arsye se ai kishte frikë të shkonte në Europë.

Dhurata më e madhe për Putin do të jetë nëse në 9 maj Trump do të shkojë në Moskë. Është thënë që do të shkojë dhe e fundit nëse Putin do të vijë në Uashington.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy