Fatos Fico, ekspert i zhvillimit rural tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se 3 faktorët kryesorët të përmbytjeve është sistemi i kullimit dhe i ujitjes dhe mungesa e fondeve.
Duke vijuar Fico tha se nevojitet që situatë të menaxhohet përmes një sistemi dixhital me IA.
Sipas Ficos përmbytjet e shumta ulin dëshirën e njerëzve për të investuar.
Autoritetet i ulin dëmet dhe rrisin shkallën e suksesit. Nuk parashikohen anomali. Kjo e janarit parashikohej si anomali. Anomalia quhet devijimi mbi mesataren.
Faktori kryesor lidhet me sistemin e kullimit dhe të ujitjes që kemi ndërtuar. Ky sistem bazohet mbi drejtoritë rajonale të kullimit, apo institucionet që janë në varësinë e Ministrisë së Bujqësisë dhe pastaj mirëmbajtjen duhet ta bëjë pushteti lokal. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Në Europë nuk ekziston ky sistem që pushteti lokal të menaxhojë sistemin kullues. Pushteti lokal nuk ka kompetenca, nuk është në gjendje. Është eksperiment që bëhet për herë të parë, nuk ka realizuar me sukses.
Nuk jepen fonde të mjaftueshme. Sa është nevoja për të pastruar kanalet? Llogaritet me miliona m³. Hiqet vetëm 1/3 te kanalet primare, por nuk veprohet në kanalet sekondare dhe terciare që varen nga pushteti lokal. Fondet nuk mjaftojnë, puna nuk bëhet edhe pse nuk ka fonde. Kjo akumulon diferenca që shtohen gjatë viteve.
Një sistem kaq madhor që kemi janë 40 km kanale që kanë nevojë për menaxhim online, menaxhim të bërë nga kompjuteri, me softuer me AI. Kjo ka qenë e bërë në 2015. Rama e ka shpallur që ky sistem online ishte operativ. Janë bërë investime, është testuar, por nuk ka funksionuar. Pa u bërë funksional do të jetë e vështirë edhe nëse janë fonde.
Janë edhe problemet e tjera që po shfaqen. Kemi qenë të përgatitur që të funksionojnë hidrovorët, por na është shfaqur problem me argjinaturat.
Përmbytjet e vazhdueshme tregojnë që njerëzit e kanë të vështirë të investojnë.



