Stuhitë e dhunshme dhe tornadot kanë goditur zonat qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara në orët e fundit , duke shkaktuar të paktën shtatë të vdekur dhe disa të plagosur.
Shifrat i kanë bërë me dije autoritetet lokale.
Që nga dita e djeshme, disa shtete, nga Arkansas (në jug) deri në Ohio (në veri), janë goditur nga erëra të forta, ndonjëherë të shoqëruara me tornado dhe shi të dendur.
Autoritetet në Tenesi (jug) raportuan të paktën pesë vdekje këtë mëngjes për shkak të motit të keq.
Vdekje të tjera u raportuan në Indiana dhe në Misuri.
Shkollat janë mbyllur në disa shtete të goditura nga stuhia.
“Do të jetë një nga ngjarjet më të rënda të motit që kemi parashikuar ndonjëherë”, tha guvernatori i Kentakit, Andy Beshear.



