
Policia e Kosovës ka sekuestruar dje një arsenal të madhe armësh, pas kontrollit në disa lokacione e objekte banimi në Banjskë të Zveçanit. Në një lidhje nga Mitrovica, gazetari i MCN, Mariglen Kume, tha se përmasat e këtij arsenali flasin për një plan që shkon përtej destabilizimit të situatës në veri të Kosovës. Sipas tij, për një sasi të tillë municioni, automjetesh dhe veshjesh duhet mbështetje e gjerë financiare, çka ngre dyshime të forta se grupi që kreu sulmin në orët e para të mëngjesit të së dielës nuk është thjesht një grupim i organizuar nga disa individë lokalë.
Mjetet që janë sekuestruar, rroba ushtarake. Vihet re se janë disa automjete me ngjyrë ushtarake, që janë tentuar të kamuflohen si forcat KFOR. Ka fishekë pa fund, armë dhe pistoleta me silenciator, dhe armë me karikator. Është një arsenal shumë i gjerë, që kërkon mbështetje financiare. Janë mbi 100 mijë palë rroba që përdoren nga forcat paramilitare. Ka pasur një qëllim që shkon përtej destabilizimit të Mitrovicës. Ka qenë një grup i organizuar që ka pasur mbështetje të gjerë financiare. Janë armë të kalibrit të rëndë.



