Ish-deputeti Myslim Murrizi e konsideroi të drejtë vendimin e KAS, që vendosi të mos shqyrtojë ankesat e dy grupimeve të PD, pasi ende nuk ka një vendim të Celibashit në letër lidhur me regjistrimin ose mosregjistrimin e tyre në zgjedhje. Duke folur në MCN Live Murrizi ironizoi Alibeajn duke u shprehur se ai kërkon parti me firmë të Bashës, vulën e Ramës dhe kandidatët e Berishës. Murrizi beson se Basha e ka futur në kurth Alibeajn, duke theksuar se ky grupim nuk regjistrohet dot pa firmën e tij në zgjedhje.
Për mua parimisht, teknikisht, ata kanë vepruar drejt. Ti kapërcyer etapat, s’e di kush i mëson këta juristët, ti s’mund ta ankimosh as në Gjykatën Administrative rastin pa u shprehur institucioni që do ta hedhësh në ankimim. Ça kanë ankimuar këta në KAS?! Ajër?! Në KAS ankimohet vendimi i kryekomisionerit. Sepse ti ke paragjykuar vendimin e komisionerit, se bën vaki tërhiqet edhe thotë do t’i regjistroj të dyja. Në këto kushte, vendimi i Apelit s’i ka dhënë të drejtë as Hasanit, as Hysenit! Thotë jam i paqartë për vendimin e Zhukrit, e ka kthyer mbrapsht. S’ka vendim të formës së prerë. Pushteti e la në mënyrë të qëllimshme gjykatën, duke e detyruar të shkelë çdo afat procedure. Për mua shumë mirë ka vepruar KAS. Ata duhet të kenë një letër në dorë, një vendim të Celibashit, për mirë apo për keq që ta marrin nën shqyrtim. E kanë të qartë edhe këta. Por delirimi ose kalërimi i pamerituar i Alibeajt, Bardhit, Tabakut, avokatit të tyre, pa pyetur Bashën, u detyruan të djegin ferrotat dhe të bien… Ti s’mund të thuash jam unë, jam unë, për sa kohë ai s’ka thënë me letër kam dhënë dorëheqjen. Besoj që Basha e futi në kurth Alibeajn. Nuk mund të dalësh kadi me firmën time, pa më pyetur më. Unë e kam thënë që këta do regjistrohen me firmën e Bashës dhe ja ku doli. Grupi i këtyre nuk regjistrohen pa firmën e Bashës.
Kur shoh kush deputet është në listën e këtyre, nuk i njeh pallati, lagjja. Besoj që ka nxituar shumë Alibeaj për t’u bërë kryetar. Nuk bëhesh kryetar me firmë. Basha është në të drejtën e tij që të thotë: ndalu beg se ka hendek. Kështu që këta me firma ilegale… Plani B i Berishës është mbledhja e firmave. Vendimi i Këshillit Kombëtar ka qenë që koalicioni të bëhet me parti të qendrës së djathtë, dhe Çdo bashki ka mbledhur 1 për qind të firmave. Jemi e vetmja parti që s’e kemi ndryshuar emrin. Nuk është ndonjë qamet i madh, depozito emrin e ri kaq. Inati është 10 herë më i madh se qejfi. Inati pse ma mori siglën, ti po atë sigël, po atë vulë mbaj. Regjistrohen me cilindo subjekt politik që s’ka deputetë. Duhet 1 për qind e firmave të bashkive. Eksperienca ka treguar që PD ka ardhur në pushtet me sistem mazhoritar. Duhet të luftohet fortë për ta bërë Shqipërinë një zonë zgjedhore dhe me lista të hapura. Është vlerë e shtuar për demokracinë shqiptare.
Alibeaj duhet të pranojë që s’ka asgjë me vete. Sepse Alibeaj thotë që partinë e dua me firmë të Bashës, vulën e dua me firmë të Ramës dhe kandidatët të mi japë Berisha, votën e dua nga demokratët! Po çfarë je vetë?! Po të jetë kështu të gjithë vijmë ne. Alibeaj është në kushtet që nuk gjen dot 5200 shqiptarë për t’i vendosur në qendrat e votimit, i ka hyrë detit me këmbë! 6800 lekë kushton një vulë! Emri i 61 kandidateve që kanë nxjerrë primaret do jenë në fletvotime dhe do regjistrohen në KQZ, me një nga mënyrat që lejon Kodi Zgjedhor. Makina e mirë nuk ka nevojë për targë. Makina që është ndezur me të shtyrë, që është copë-copë, vendosja targën ‘Brukseli’, vendosja targën ‘Washington Dc’, ajo të të lë në rrugë! Edhe sikur 5 bashki të marrë PD është fitore, sepse është jashtë sistemit”.



