Berisha ‘non grata’ Rama: Për mua rëndësi ka puna për mandatin e tretë

Berisha ‘non grata’ Rama: Për mua rëndësi ka puna për mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e DASH për shpalljen e Berishës non grata.

Rama i është shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë për këtë pyetje, duke thënë se ai dhe qeveria e tij janë fokusuar tek punët në vijim.

Unë jam 100 përqind i fokusuar tek punët. Nuk e kemi ndalur asnjë ditë, gjatë dhe pas fushatës. Kjo sepse nuk ka kohë për pushim. Jam shumë i vendosur që ne të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik, të shmangim të gjitha aspektet që kanë kthyer jetën politike të vendit në telenovelë rraspakitëse. Për mua ka shumë më rëndësi kjo gjë sesa të përparojnë kantierët gjatë ditës. Ne po punojmë intensivisht për mandatin e tretë dhe së shpejti do dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete”, deklaroi Rama.

Rama: Nesër mblidhet komiteti, në rrugën e duhur drejt daljes nga tuneli

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për lehtësim të masave anti-covid, teksa bëri sërish apel për kujdes.

Teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të transportit urban, Rama tha se jemi në një situatë optimale, por se ende nuk mund të parashikohet dalja nga tuneli. Ai tha se nesër komiteti do të dalë me plan të ri.

Ajo që unë mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit, por është shumë-shumë e rëndësishme që të mos harrojmë se sidoqoftë nuk kemi parashikueshmëri të plotë me rrugën drejt daljes së plotë nga ky tunel dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm.

Nesër komiteti do dalë me plan të ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për një sezon më të lirë turistik”, deklaroi Rama.

Ditën e sotme do të nisë procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik  me vaksinën AstraZeneca dhe Sputnik-V.

Mësohet se në total do të jenë 14 mijë  punonjës që do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin 'Skëndërbej'.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy