
Egjipti udhëzoi të gjitha linjat ajrore të tij që të shmangin hapësirën ajrore iraniane për një periudhë tre-orëshe në mëngjesin e hershëm të së enjtes, mes tensioneve midis Izraelit dhe Iranit.
“Të gjithë transportuesit egjiptianë duhet të shmangin fluturimin mbi Teheran. Asnjë plan fluturimi nuk do të pranohet për të fluturuar mbi një territor të tillë”, thuhet në njoftim, duke iu referuar intervalit 3-orësh.
Shumë linja ajrore po rishikojnë oraret e tyre për të shmangur hapësirën ajrore iraniane dhe libaneze, ndërsa gjithashtu anulojnë fluturimet për në Izrael dhe Liban, pasi i frikësohen një konflikti edhe më i gjerë pas vrasjes së anëtarëve të lartë të grupeve militante Hamas dhe Hezbollah.
Vendet në rajon, përfshirë Jordaninë, mbyllën hapësirën e tyre ajrore në fillim të këtij viti në mes të sulmeve ajrore ndaj Izraelit.



