MCN TV zbardh projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste për mospezullimin e ministrave dhe zyrtarëve të lartë, në kuadër të nismës për ndryshime ligjore.
Gazetari Arsen Rusta raporton për MCN Live se aktualisht Kodi i Procedurës Penale i jep të drejtën gjykatës dhe prokurorisë për persona që i mendojnë subjekte hetimore, që të bëjnë pezullime.
Në propozim thuhet se masa e pezullimit nuk zbatohet për personat e zgjedhur sipas ligjit elektoral, ku shtohen fjalët: Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Neni 242 aktualisht në fuqi parashikon
Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik1. Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to.2. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.



