Njoftime për borxhe dhe kërcënime me përmbarim, klientët e One Albania rrezik të përfundojnë në gjykatë

Njoftime për borxhe dhe kërcënime me përmbarim, klientët e One Albania rrezik të përfundojnë në gjykatë

Kompania One Albania kërcënon qytetarët me gjyq për detyrime të prapambetura klientët e saj si dhe me përmbarim.

 

Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane, CELS ngre alarmin për njoftimet e borxheve të pretenduara ndaj klientëve të One Albania, duke paralajmëruar bizneset dhe individët të tregojnë kujdes ndaj kërkesave për pagesa të prapambetura.

 

Theksohet se janë konstatuar raste kur biznese aktive të One Albania kanë marrë njoftime nga shoqëri të mbledhjes së borxheve, si ODMC Albania, për detyrime të pretenduara prej rreth 1000 lekësh për çdo numër kontrate.

 

Shqetësimi lidhet me kërcënimet për ndjekje gjyqësore dhe përmbarimore brenda një afati prej dhjetë ditësh, pavarësisht se bizneset vijojnë të paguajnë rregullisht faturat mujore të telefonisë. 

 

CELS paralajmëron se procedurat e tilla mund të sjellin kosto shtesë për gjykatë, avokatë dhe përmbarim, duke shumëfishuar vlerën fillestare të detyrimit dhe duke rrezikuar bllokimin e llogarive bankare. 

 

Qendra këshillon qytetarët dhe bizneset të mos kryejnë pagesa të nxituara pa verifikuar më parë ligjshmërinë e detyrimit dhe mundësinë e parashkrimit të tij. 

 

Ndërkohë, CELS ofron asistencë ligjore falas për bizneset që kanë marrë njoftime të tilla.

 

THIRRJE PËR BIZNESET DHE INDIVID KLIENTË TË “ONE ALBANIA”: MOS BINI PRE E SKEMAVE TË ZHVATJES ME DETYRIME FIKTIVE!

 

​Kohët e fundit, pranë CELS – Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane, janë paraqitur raste flagrante ku biznese të rregullta dhe klientë aktivë të kompanisë One Albania po përballen me njoftime absurde nga shoqëri të mbledhjes së borxheve (si ODMC Albania).

 

​Përmes letrave me tone kërcënuese për ndjekje gjyqësore dhe përmbarimore brenda 10 ditëve, këtyre bizneseve u kërkohen shuma qesharake të mbartura (si p.sh. 1000 Lekë të reja për çdo numër kontrate) ndërkohë që po këto biznese janë klientë aktivë dhe paguajnë rregullisht fatura mbi 15.000 Lekë të reja në muaj për shërbime telefonie!

 

​Kujdes, kjo është një skemë e mirëfilltë zhvatjeje përmes procedurave ligjore!

 

Qëllimi i vërtetë nuk është mbledhja e 1,000 lekëve, por kalimi i çështjes në mënyrë abuzive në gjykatë dhe përmbarim, për t’ju ngarkuar më pas me tarifa gjyqësore, shpenzime avokatie dhe tarifa përmbarimore që shumëfishojnë vlerën fillestare dhe bllokojnë llogaritë bankare të biznesit tuaj.

 

​Nëse jeni subjekt tregtar (Biznes), jeni aktualisht klient i kompanisë One Albania me pagesa mujore mbi 15,000 Lekë (të reja) dhe keni marrë njoftime të tilla për “kalim kreditori” apo detyrime të mbartura:

 

​Mos kryeni asnjë pagesë të nxituar që mund të konsiderohet si njohje e një detyrimi të parashkruar ose abuziv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy