Volodymyr Zelensky takohet këtë të enjte në Gjermani me aleatët e Ukrainës të mbledhur nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara për të diskutuar ndihmën e tyre ushtarake, njëmbëdhjetë ditë para fillimit të mandatit të presidentit të ri të zgjedhur Donald Trump, i cili tha se ishte skeptik për këtë mbështetje financiare.

Ky takim i "grupit të kontaktit" të partnerëve të Kievit në Ramstein, një bazë ajrore amerikane jo shumë larg Frankfurtit, do të jetë i fundit për Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, ministrin e Joe Biden, i cili do të zëvendësohet më 20 janar nga miliarderi republikan.
Presidenti ukrainas, tha se ka planifikuar gjithashtu bisedime me partnerë në nivelin e ministrave të mbrojtjes dhe komandantëve ushtarakë.
Bëhet e ditur edhe kryetarja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte janë njoftuar gjithashtu.



