
Analisti Ben Andoni tha në studion e MCN se kryeministri Rama mund të detyrohet të bëjë një lëvizje në janar dhe për këtë po përpiqet të fitojë kohë.
Është alarm kombëtar, ka hequr çdo sens meritokracie në vend dhe ka dëmtuar biznesin. 41,1 për qind e shqiptarëve janë afër varfërisë, kur dëgjon këto të fundit, unë personalisht kam mbetur pa fjalë. Individ pa nivel intelektual, kontrollojnë gjithçka në vend përmes kibernetikës, ky është paradoksi më i madh. Besoj që kjo situatë s’do vazhdojë pafund. Besoj që z.Rama do detyrohet të bëjë një zgjidhje pas datës 22 janar. Po fiton kohë. Në vendin tonë gjërat bëhen për të fituar kohë.
Sipas Andonit, në situatën që është vendi, një qeveri teknokratësh është e nevojshme.
Opozita po e ndihmon zotin Rama që të zgjasë pushtetin e tij. Vendi ynë duhet të drejtohet nga teknokratë për një kohë të pacaktuar.
Sipas tij, skandale të tjera mund të dalin në dritë.
Rama punon me dy regjistra. Regjistri publik ku shfaqet si reformator, si kritik. Është edhe ai regjistri tjetër që nuk e dimë, por e marrim vesh pasi ndodh.
Ne pasurinë tonë kombëtare ua dhamë të huajve. Ajo që ndodh me Bankersin është e paimagjinueshme. Të huajt tani do të kërkojnë llogari për dekonspirimin e të dhënave të tyre. Nuk ka vend për të rinjtë, sepse nuk ka model për të rinjtë.
Po flenë 200 mijë dosje penale, civile, administrative. Pas një muaji me shumë gjasa do të dalë një skandal i ri.



