
Dhjetë Bjellorusë kanë paraqitur një ankesë ligjore në Gjermani kundër Alexander Lukashenko për krime kundër njerëzimit.
Ankesa ka të bëjë me veprimet e pretenduara të "torturës" sistematike të kryera nga shërbimet e sigurisë gjatë protestave pro-demokracisë, njoftoi të mërkurën zyra e prokurorit federal gjerman, me qendër në Karlsruhe.
Demonstratat pasuan zgjedhje të diskutueshme presidenciale në Gusht të 2020-ës dhe Lukashenko mori 80 përqind të votave. Lëvizja opozitare e Bjellorusisë dhe vendet perëndimore thonë se zgjedhjet ishin manipuluar në favor të tij.
Avokatët e paditësve thanë se "autoritetet shtetërore Bjelloruse u përgjigjën me dhunë masive dhe tortura sistematike dhe abuzime të tjera".
Në total, avokatët "janë në dijeni të më shumë se 100 rasteve të dokumentuara të torturave të shtetit në Bjellorusi".



