Arrestohet “Eskobari” shqiptar në Itali

Arrestohet “Eskobari” shqiptar në Itali

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 61-vjeçar shqiptar, ndërsa cilësohej si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë. Mësohet shtetasi Hairi Cukani, është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë. Operacioni u krye nga karabinierët në Borgo Panigale, ku ka rënë në pranga “Eskobari” shqiptar, një 32-vjeçar i identifikuar si Bledar Haruni dhe 26-vjeçari nga Maroku, Abouzahid Ajlioub.

Më tej, mediat italiane raportojnë se hetimi për kapjen e këtyre shtetasve kishte disa kohë që kishte nisur, ku gjithçka ishte koordinuar nga Prokuroria dhe kishte për qëllim shkatërrimin e tregut të drogës midis Borgo Panigale, Bolonjës dhe San Lazzaro.

Po ashtu, autoritetet italiane kanë bërë të ditur se në përfundim të operacionit janë sekuestruar 200 gram kokainë, 150 gram kanabis sativa, në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve. Kokaina u gjet e groposur në oborrin e një prej banesave dhe ishte futur në një kavanoz për ta izoluar.

Tashmë dy shqiptarët dhe marokeni janë dërguar në burg dhe gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”. Cukani nga miqtë e tij njihej si me nofkën “Eskobar”, pasi në shumë raste kishte mundur që të arratisej kur policia ka zhvilluar operacione për kapjen e tij. Ai nuk përdorte telefonin e tij celular dhe raportonte gjithmonë përmes palëve të treta dhe kontrollonte gjithmonë makinën për t’u siguruar që nuk kishte probleme, apo gjurmues për vendndodhjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy