Rreth 133 kg marijuane janë kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar.
Droga u kap në vendin e quajtur Nerajdha, në Igumenicë. Policia ndoqi mjetin që vinte nga kufiri gjelber, por drejtuesi braktisi mjetin dhe u largua në këmbë.
Policia gjeti në mjet 79 pako me 133 kg 140 gram marijuanë.
Më pas vazhdoi ndjekja dhe u arrit te kapej drejtuesi, shtetas shqiptar 36-vjec, i cili rezultoi i kërkuar me urdher arresti te prokurorit të Athinës për shkelje të rregullave mbi emigracionin.



