
Procesi i votimit të së dielës u karakterizua nga dy tregues domethënës, pjesëmarrje relativisht e ulët, me 45,72 për qind dhe numri më i lartë i votave të pavlefshme në të gjitha proceset zgjedhore të mëparshme.
Nga të dhënat zyrtare të mbledhura në përfundim të procesit të votimit, numri i votave të pavlefshme në rang vendi është 83019, e përkthyer në 8 mandate.
Tirana kryeson për vota të pavlefshme me 18 mijë e 442 vota, ndjekur nga Elbasani me 9 mijë e 772 vota dhe Fieri me 9 mijë e 375 vota.
Po ashtu edhe në Durrës ka 7 mijë e 808 vota dhe Korça me 7 mijë e 356 vota. Më pak vota të pavlefshme kanë Kukësi dhe Gjirokastra.
Votat e pavlefshme sipas qarqeve
Tiranë – 18422
Kukës – 2188
Shkodër – 6112
Dibër – 4684
Durrës – 7808
Elbasan – 9775
Fier – 9375
Berat – 5292
Korçë – 7375
Gjirokastër – 2310
Vlorë – 4730



