
Inxhinieri Xhevair Ngjeqari, komenton rikthimin në vëmendje të “Korridorit 8-të”, për të cilin thotë se në gjuhën e popullit fjala korridor, do të thotë rruga e shkëputir mes dy dhomave.
Për emisionin “Arnautistan”, inxhinieri tha se Shqipëria është Gjibraltari i lindjes ku 60% e mallrave të Ballkanit, duhet të kalojnë nga territori shqiptar.
Ajo që saboton Korridorin 8-të është mungesa e porteve shqiptare. Korridori 8-të, është aftësia portuale e truallit shqiptar që të tranzitojë në Itali dhe Amerikë, 50 milionë ton mall të Ballkanit. Është fatkeqësi se ka forca të caktuara që janë të lidhura me interesat e vendeve të tyre që nuk duan të ndërtohen në Shqipëri, as Italia dhe as Greqia nuk duan. Shqipëria nuk ka bosht ekonomik. Në Mesdhe ka shumë nevojë për porte të thellë që të lënë mall. Ne dëmtohemi direkt nga mungesa e Korridorit 8-të. Që të funksionojë Korridori 8-të duhet një port i madh mallrash në Shqipëri.
Ngjeqari shtoi se Kryeministrin e kanë keqinformuar për Korridorin 8-të, nga dikush që ose është i paditur, ose është agjent i krimit ekonomik të shteteve të tjera.
Sipas tij, sot nuk ka port në Shqipëri dhe ky korridor nuk funksionon fare, ndërsa tha se Greqia po forcon portin e Igumenicës dhe po ndërton portin Egnatia 3.
Injorantët e shtetit shqiptar e kanë lenë bregdetin shqiptar pa një port mallrash. Ne jemi shtet pa bosht ekonomik. E para duhet korridori turistik, pastaj portet e jahteve. Portet e jahteve nuk janë prioritet sa një port turistik. Ajo e Durrësit është aventurë, në Durrës është parashikuar që hyrja e portit të zgjerohet 1.3 kilometër. Ne mund të ndërtojmë kudo porte, por vendet më të përshtatshme është gjiri i Vlorës dhe Rëra e Hedhur. Korridori turistik e çon ekonominë shqiptare përpara”.



