Misteri për kreun e inteligjencës ukrainase, “i shtruar në spital në fund të jetës në Berlin”

Misteri për kreun e inteligjencës ukrainase, “i shtruar në spital në fund të jetës në Berlin”

Ka 21 ditë që nuk është shfaqur në publik dhe një video e tij e publikuar javën e kaluar ishte gjithashtu e vjetër, në një mesazh drejtuar ukrainasve për kundërofensivë. Pikëpyetja e madhe e ngritur është a ka vdekur Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ukrainase? Duke lexuar Telegramin dhe shumë rrjete sociale ruse, po. Të dëgjosh liderët më të lartë në Kiev, të cilët tashmë e kanë mohuar katër herë në tre javë, është thjesht propagandë. Sipas një agjencie ultra-putiniane të Moskës (RIA Novosti) dhe një të përjavshme gjermane (Stern), ai ndodhet të paktën në koma të thellë, pasi u plagos më 29 maj, në sulmin e rëndë me raketa ruse ndaj posteve dhe infrastrukturës ushtarake në kryeqytet. Atë ditë, selia e shërbimeve në Rybalsky u godit, trafiku në atë zonë që të gjithë e quajnë “ishull”, u bllokua për një kohë të gjatë dhe madje një deputet ukrainas, Ilya Kiva, konfirmoi se diçka e rëndë kishte ndodhur. Për të shuar më shumë thashethemet, një ditë më parë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi imazhet e Këshillit të Luftës në bunkerin e tij sekret me shumë gjeneralë të lartë si Syrsky, Tarnavsky, Zaluzhny dhe Shaptala, plus oficerë të tjerë “në mbulim”. Skena përmban një lajm tjetër, sepse edhe Zaluzhny ishte raportuar si i vdekur nga rusët, por duket se gëzon shëndet të plotë. “Nuk do t’i them ende emrat e këtyre njerëzve, shkruan Presidenti ukrainas, të gjitha në kohën e vet. Përparimi ynë është gjëja më e rëndësishme. Secili nga ushtarët tanë, çdo hap i ri është gjëja më e rëndësishme. Dhe aty ishte Budanov...” Budanov ishte aty, por ai nuk u shfaq. Rusët, nga ana tjetër, japin një adresë të saktë: Spitali i Bundesëehr-it në Berlin, Scharnhorstrasse 13. Shefi i inteligjencës ukrainase dyshohet se është shtruar në spital, për shkak të një dëmtimi në kokë. Sepse “një raketë ruse arriti të godiste zyrën pranë tij - raporton RIA Novosti - dhe oficeri u transferua menjëherë me helikopter”. Ndalesa e parë duket të jetë bërë në Poloni, në bazën ushtarake në Rzeszow. Më pas udhëtimi për në Gjermani me një C-21A, i vënë në dispozicion nga Forcat Ajrore të SHBA. Autoritetet gjermane natyrshëm heshtin, duke folur për lajme të rreme të propagandës ruse. Dhe asnjë lajm nuk vjen nga klinika, ku duket se nuk ka pacientë të regjistruar me atë emër. Nëse gjithçka është e vërtetë, heshtja e Kievit për këtë plagë është më se e dukshme: për nëntë vjet gjenerali Budanov ka qenë strategu i luftës në Donbas, krijuesi i kamionit me bombë në urën Kerç në Krime, organizatori i sabotimit dhe i sulmet e muajve të fundit në territorin rus. Kremlini e konsideron atë “terroristin më të rrezikshëm ukrainas pas Zelensky”, gjithashtu e akuzon për vrasjen e vajzës së “ideologut” të Putinit Aleksandr Dugin, Darja, të eliminuar më 20 gusht 2022 me një makinë bombë në periferi të Moskës. “Ne do të vazhdojmë të vrasim rusët në mbarë botën”, ishte premtimi i Budanov. Ata thonë se ai është trajnuar në shkollën e Mossad-it dhe se është frymëzuar nga “ekspeditat ndëshkuese” të famshme jashtë vendit nga izraelitë 007, raporton Corriere. Humbja e një personi të tillë do të ishte një goditje e rëndë për ukrainasit dhe për Putinin një psherëtimë lehtësimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy