Michael Douglas: Jam i shqetësuar. Vështirë të imagjinohet Biden në mandatin e dytë si President

Michael Douglas: Jam i shqetësuar. Vështirë të imagjinohet Biden në mandatin e dytë si President

Aktori Michael Douglas ka thënë se do të ishte “e vështirë të imagjinohet” që presidenti Biden të shërbejë mandatin e tij të plotë si president nëse ai rizgjedhet. Aktori i bashkohet kësisoj një kori në rritje të figurave kryesore të Hollivudit që kanë mbështetur Presidentin Biden, por tani po sugjerojnë se ai duhet t'i japë fund garës së tij për t’u rizgjedhur.

 

Drupal Ad

 

 

 

“Është shumë e vështirë. Unë e adhuroj. Pesëdhjetë vjet shërbim publik, një njeri i mrekullueshëm. Kjo ndodh të jetë një nga këto zgjedhje që është kaq vendimtare. Dhe është vërtet e vështirë," tha Douglas të mërkurën në "The View", kur u pyet nga moderatori Joy Behar për thirrjet që Biden të tërhiqej në garën e 2024. 

 “Jam thellësisht, thellësisht i shqetësuar. Është veçanërisht e vështirë sepse demokratët kanë një pankinë të madhe, ku ka lojtarë me peshë”, shtoi ai. Komentet e tij pasojnë shkrimin e George Clloney-t në “New York Times”, i cili është një grumbullues i madh fondesh për Partinë Demokratike dhe i bëri thirrje Biden-it të tërhiqet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy