
“Shqipëria në traktatin e Varshavës 1955-1968” është botimi i fundit studimor sjell për lexuesit e zhanrit historik nga zv.rektorja për kërkimin shkencor në Akademinë e Forcave të Armatosura, dr.Etleva Smaçi.
Në studion e edicionit të lajmeve në MCN TV, ajo shpjegoj se njerëzit sot janë akoma kurioz të dinë të vërtetën rreth Trakatit të Varshavës dhe përfshirjes së Shqipërisë në të.
Sipas saj, në aspektin ushtarak, libri ndan mitin nga e vërteta.
Unë mendoj se kur flasim për Bashkimin Sovjetit që është Rusia e ditëve te sotme, një fuqi e madhe botërore që gjithmonë ka lënë gjurmë ne historinë botërore. Meqenëse shume ngjarje të Luftës së Ftohtë nuk kanë arritur të sqarohen asnjëherë, njerëzit janë kurioz të dinë të vërtetën, e vërteta në fakt është relative.
Nuk mendoj se studiuesit që kanë hartuar këtë temë para meje nuk kanë thënë të vërtetën, por kanë thënë një të vërtetë në kontestin historik kur e kanë studiuar ata.
Në ditët e sotme ne kemi nën qasje tjetër që buron nga hapja e arkivave, një qasje që buron nga një mendësi e re për trajtimin e historisë. Një histori e cila ti shërbej kombit dhe jo siç ka ndodhur rëndom ti shërbej ideologjive të caktuara.
Dhe meqenëse ne qendër kemi një fuqi si Bashkimi Sovjetik i cili po kërkon të kthehet te Rusia e sotme si një element dominant në politikën ndërkombëtare, një aktor bipolar mendoj se kjo zgjon interes, përveç plotësimit të së vërtetës në ato pjesë të pazullit që kanë munguar deri tash, për të ndarë mitin nga e vërteta.
Sipas dr. Smaçi, studimi i saj mëton një dimension më pak të trajtuar, faktin se si u bë aderimi i forcave shqiptare në një aleance kolektive ushtarakisht.
Synimi im si studiuese, synova që të merrem me atë dimension që ishte më pak i trajtuar, pikërisht me faktin se ne kemi aderuar në një aleancë të sigurisë kolektive dhe ushtarakisht.
Pra, kemi aderuar si pjesëmarrës të një blloku i cili kishte jo vetëm përfitime për të cilat u fol gjatë periudhës komuniste, por kishte dhe detyrime. Dhe i gjithë studimi, këtu bazohet, për të kuptuar se këto detyrime ndonjëherë vinin me kosto shumë të mëdha dhje një nga tezat që kam ngritur është kjo, që ne vunë në dispozicion tërë hapësirën tonë, një hapësirë që mund të kthehej në një rrezik të madh për përplasjet që mund të ndodhin, edhe pse nuk u bën në territoret shqiptare.
Dr.Smaçi, përmes librit të saj pasqyron elementin ushtarak parë edhe në këndvështrimin e përfitimit të ushtrisë shqiptare në Traktatin e Varshavës.
Unë vë edhe një pikëpyetje në punimin tim, një vend komunist që e mbajti fort kartën e sovraniteti, a e shkeli sovranitetin e tij duke vendosur trupa ushtarake në një territor që ishte shqiptarë.
Pra, baza e studimit im është pikërisht elementi ushtarak i parë si një aleancë e sigurisë kolektive por e i parë edhe në elementet që përfitoj ushtria shqiptare sepse edhe përfitimet ishin shumë të mëdha.



