Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës nga sulmet izraelite që nga shpallja e marrëveshjes së armëpushimit të mërkurën mbrëma.
Kështu bën me dije mëngjesin e kësaj të premteje Agjencia e Mbrojtjes Civile e Gazës, e drejtuar nga Hamasi.
Zëdhënësi Mahmoud Basal tha se 101 persona, mes të cilëve 27 fëmijë dhe 31 gra janë vrarë dhe më shumë se 264 janë plagosur.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa bombardimet vazhduan në disa zona të Rripit të premten në mëngjes.



