Llabani: Ministri Hoxha ka vullnetin për pastrimin e Policisë. Kush pritet të jetë drejtori i ri i “bluve” (VIDEO)

Llabani: Ministri Hoxha ka vullnetin për pastrimin e Policisë. Kush pritet të jetë drejtori i ri i “bluve” (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani tha në MCN Live se ministri i ri i Brendshëm Ervin Hoxha ka vullnetin për ta pastruar Policinë e Shtetit nga krimi.

Sipas Llabanit të gjithë shefat e komisariatit do të lëvizin me ardhjen e ministrit të ri.

E vetmja gjë që ka gënjyer dje ministri është që s’ka policë. S’e ka policë, por janë shefa komisariatesh që merren me pisllëqe.  Ministri i ri e deklaroi që s’jam i kënaqur me punën e Policisë së Shtetit. Ka qenë një nga fjalimet më korrekte të një ministri. Ervini vjen nga një punë teknike, e njeh shumë mirë Policinë e Shtetit. Gjatë ditëve të para të marrjes së detyrës, ai tha që ka një të keqe me mua, që unë i njoh këta. E kam bindje që ai ka të gjithë vullnetin politik për ta pastruar një herë e mirë Policinë e Shtetit. Ka marrë mbështetjen dhe ka vullnet politik. Takimet e para zyrtare të Ervin Hoxhës sa mori detyrën, ka qenë takimi me kreun e SPAK Altin Dumanin dhe me kreun e SHISH-it. Ministri e di shumë mirë kush janë grupet kriminale, qytetet ku lulëzojnë dhe bizneset që kanë grupet kriminale. Unë di që shefa sektorësh hiqen nga puna nga kreu i komisariatit për faktin që gjatë një kontrolli gjejnë që në një qendër luhet bixhoz. Të gjithë shefat e komisariateve do lëvizin, ka shefa komisariatesh që mbajnë në kroskot armën e një të shpalluri në kërkim. Do t’i heqë”.

E pyetur se kush është emri i përfolur për të marrë detyrën e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Llabani thotë:

Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së Durrësit. Unë mendoj dhe e kam diskutuar edhe me njerëz që kanë vite në Policinë e Shtetit, Skënder Hitaj është njeriu më adapt për detyrën”.

Llabani shton se risi në këtë proces do të jenë edhe femrat, që pritet të jenë drejtuese të sektorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy