Pasi firmosi peticionin për Reformën në Drejtësi kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë përgjigjen e radhës për të ardhen e koalicionit dhe bashkëpunimin politik, me aleatin kryesor vetëm pak muaj para zgjedhjeve.
Kryeministri Rama u pyet nga mediat që, "a do të vijojë koalicioni me Metën dhe LSI-në?'
Në deklaratën e tij teksa pronocnohej për mediat pasi firmosi peticionin, Rama tha se shqiptarët kanë votuar që të qeverisen nga ky koalicion dhe do qeverisen nga ky koalicion.
“Më kujtohet që ditën e parë kur ne kemi filluar të qeverisim, pyetja e parë që është bërë ka qenë se: ‘Kur do ndaheni me LSI-në’. Përgjigja ime ka qenë dhe mbetet që ju keni të drejtën tuaj që bëni pyetje interesante për të shitur gazeta dhe konkurruar njëri-tjetrin portal më portal dhe kronikë më kronikë, por ju siguroj se ka një të drejtë më të madhe se sa e drejta juaj dhe drejta ime. Është e drejta e shqiptarëve që të qeverisen nga ata që kanë zgjedhur. Shqiptarët kanë votuar që të qeverisen nga ky koalicion dhe do qeverisen nga ky koalicion.”, tha Rama.



