Marrëveshja me Greqinë, Zaev: Referendimi në vjeshtë (VIDEO)

Marrëveshja me Greqinë, Zaev: Referendimi në vjeshtë (VIDEO)

Referendumi për marrëveshjen me greqinë në ludhje me emrin, do të zhvillohet në tri datat e mundshme, më 23 shtator, 30 shtator ose 7 tetor. Kështu ka deklaruar kryeministir maqedonas Zoran Zaev, në një intrervistë për televizionin shtetëror grek ERT, ku theksoi se dhe qëllimi është që të përfundojnë të gjitha detyrimet e përcaktuara deri më 15 janar të 2019-ës. 

"Nëse mbahet më herët, kjo është pozitive. Madje ne duam që të përfundojmë para festave të Krishtlindjeve, madje edhe para Vitit të Ri dhe prandaj jemi duke lënë një periudhë prej rreth 3 muajsh. Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet tona na nevojiten njëqind ditë. Prandaj është caktuar 15 janari", theksoi Zaev.

Ndër të tjera kryeministri i Maqedonisë shpjegoi se referendumi do të ketë një karakter të detyrueshëm dhe se do të pranohet nga të gjithë, madje edhe nga presidenti Ivanov.

"Me referendumin e suksesshëm unë jam i bindur se të gjithë parlamentarët do të dëgjojnë zërin e popullit dhe do ta votojnë atë. Këtë sot e morëm si mesazh edhe nga presidenti, Gjorge Ivanov i cili tha se nëse referendumi është i suksesshëm, sigurisht që ai do të mbështesë edhe marrëveshjen me Greqinë. E njëjta gjë është edhe me opozitën", u shpreh më tej Zaev.

Ai bëri të ditur se pas referendumit priten ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë që Parlamenti grek ratifikon marrëveshjen që i hap rrugë edhe ratifikimit të protokollit për anëtarësimin në NATO", tha kryeministri i Maqedonisë. 

Zaev thotë se pas ratifikimit do të hyjë në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë Veriore dhe me hapjen e kapitujve në negociatat me BE, përdorimi do të fillojë në vend deri në anëtarësimin e plotë të vendit në BE, i cili sipas kryeministrit nuk do të jetë më vonë se 2025 dhe emri i ri do të përdoret kudo. Në raport të perspektivës evropiane të Maqedonisë, thotë se është i kënaqur nga data për fillim të negociatave inkuadruese, qershor 2019.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy