Pas konfirmimit me Covid-19, Tom Hanks dhe Rita Wilson dalin nga spitali

Pas konfirmimit me Covid-19, Tom Hanks dhe Rita Wilson dalin nga spitali

Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson kanë dalë nga spitali në Australi, pasi morën trajtimin e nevojshëm kundër koronavirusit.

Aktorët, të cilët tani janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre të marrë me qira në Queensland, javën e kaluar njoftuan se kishin dalë pozitiv me koronavirus.

Ata ishin në "Bregun e Arit" në Queensland, ndërsa Hanks realizoi një film në lidhje me Elvis Presley.

Australia, deri tani, ka shënuar 375 raste të konfirmuara me Covid-19.

Ata, të enjten, njoftuan infektimin e tyre me Covid-19.

Fituesi i çmimit “Oscar” me anë të një postimi në rrjetet sociale, tregoi se fillimisht ata ndjenë lodhje, sikur po i zinte gripi, por më pas ata kishin edhe dhembje trupi.

“Rita kishte dhe ethe të cilat i vinin dhe i iknin. Edhe të ftohur. Ashtu siç do të bënte kushdo tjetër në këtë situatë ne u testuam dhe dolëm pozitivë më Koronavirus” -shkroi aktori në postimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy