Në këtë video të siguruar nga MCN, shfaqet Mirjan Dedja nën shoqërinë e vjehrrit të Everest Çakës në ambientet e jashtme të Policisë së Elbasanit. Pranë tij ndodhen edhe persona të tjerë, ndërsa nuk dihet nëse kjo video është filmuar para apo pasi 37-vjeçari është marrë në pyetje nga policia.
Por, nga fjalët e personit që filmon këtë video, lë të kuptohet që Mirjan Dedja dhe vjehrri i Everest Çakës mbahet në komisariat për orët të tëra edhe pse u ishte thënë “etëm 5 minuta”.
Sipas burimeve nga policia, Mirjan Dedja është personi i dyshuar për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e 11 majit, në lagjen “Skënderbe” në Elbasan. Mirëpo kjo akuzë kundërshtohet nga 37-vjeçari, i cili, pasi ka mësuar se ndaj tij po atribuohej kjo vepër penale, ka zgjedhur të arratiset nga komisariati. Sipas Dedja, nuk është ai personi që ka qëlluar për vdekje 41-vjeçarin Çaka, përkundrazi, ai ka patur shoqëri me viktimën.
Përpos këtyre, Policia e Elbasanit prej ditësh vijon të kryejë kontrolle të shumta në këtë qytet, në mënyrë që të arrestojë 37-vjeçarin Mirjan Dedja.



