Rikthimi i karroatrecit/ Baka: S’do jetë fushatë, por një nismë pa ndalim. Zero tolerim për abuzuesit 

Rikthimi i karroatrecit/ Baka: S’do jetë fushatë, por një nismë pa ndalim. Zero tolerim për abuzuesit 

Në më pak se 2 javë mbi 300 mjete janë hequr me karroatrec nga rrugët e Tiranës pasi rezultuan se kishin bllokuar lëvizjen e këmbësorëve e jo vetëm.

Specialisti i Trafikut Urban Gerhard Baka në një intervistë për emisionin “Fact Check” theksoi se përdorimi i karroatrecit nuk është një fushatë momentale, por do të jetë një nismë pa ndalesë deri në ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve. 

Një nga fenomenet shqetësuese ka qenë zënia e hapësirave publike nga mjetet që vendosen në kalime këmbësorësh, trotuare, karrexhatë të dedikuar për çiklistët, dhe duke pare që ky ishte kthyer në një trend është menduar që ne të rikthejmë masa shtrënguese, duke përdorur edhe mjetin ngritës për kundravajtësit.

Me direktivën e analizës së fundivtit që u krye nga drejtori i përgjithshëm, dhe direktivën e dhënë, s’ka fushatë, është nismë që do ezaurohet derisa të kemi një komunitet të sigurt, dhe kjo s’do të ketë ndalesë derisa qytetarët të ndërgjegjësohen. S’do jetë fushatë sensibilizuese, por fushatë ndërgjegjësuese ndëshkimore”.

Baka tha se do të ketë një pagesë për ditët e qëndrimit të mjetit në ambientet e komisariatit. 

Ai vuri në dukje se gjoba nuk është qëllim në vetvete nga Policia Rrugore, por shtoi se do të ketë zero tolerim për abuzuesin. Baka renditi shpejtësinë tej normave, telefonin, përdorimin e alkoolit, si shkaqet kryesore të aksidenteve.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy