Lëvizte me kanabis, drejtuesi i “Land Rover” largohet me vrap sa shikon policin, por....

Lëvizte me kanabis, drejtuesi i “Land Rover” largohet me vrap sa shikon policin, por....

Policia e Dibrës në bashkëpunim me forcat e FNSH nga Tirana kanë ngritur pika kontrolli. Gjatë këtyre kontrolleve në prangat e policisë ka rënë një 32-vjeçar nga Dibra, pasi u kap me lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve në një pikë të ngritur, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Land Rover”, me targa angleze, me drejtues mjeti shtetasin  Kleo Kaleshi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Muhurr Peshkopi.

Në momentin e ndalimit nga policia për kontroll, drejtuesi  i automjetit ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur poshtë rrugës një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike “Cannabis Satiava”.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe grumbullimin e lëndës narkotike ku paraprakisht rezulton me peshë rreth 30 gramë.

Në përfundim të veprimeve të para , është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy