Nisin sot punimet në lotin e I të Unazës së Madhe, ja si do devijohet trafiku

Nisin sot punimet në lotin e I të Unazës së Madhe, ja si do devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë shoferët dhe qytetarët se duke filluar nga dita e sotme, do të nisë faza 4-2 e punimeve në lotin I të Unazës së Madhe. Këto punime parashikohet të zgjasin një javë.

Në një postim në Facebook, ARRSH njofton se do të bëjë që qarkullimi i mjeteve të devijojë sërish, ku “Rruga “Dritan Hoxha” mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje”.

“-Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.

-Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.

-Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.

-Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele”, thuhet në njoftim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy