Egnatia ka mposhtur Partizanin me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Abissnet Superiore.
Rrogozhinasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e tre golave, ndonëse edhe Partizani kishte raste për shënim.
Pas golave të Mihanës dhe Fernando, në pjesën e dytë shënoi edhe Zejnullai, për të vulosur shifrat në 3-0.
Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në vendin e katër me 15 pikë, ndërsa Partizani mbetet në krye me 19 pikë, 1 më shumë se ndjekësit e Tiranës.



