Dita e Europës/ Politika uron: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, qëllim strategjik kombëtar

Dita e Europës/ Politika uron: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, qëllim strategjik kombëtar

Sot është Dita e Europës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Në fillim ajo u caktua nga Këshilli Europian si Dita e Europës, por më vonë Bashkimi Europian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950. Dita e Europës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE, Bashkimi Evropian.

Në kuadër të Ditës së Europës, delegacioni i BE-së në Tiranë ka postuar një mesazh në Facebook. "Sot është Dita e Evropës. Ajo shënon 70 vjetorin e Deklaratës së Schuman, një pikë nisjeje drejt BE-së siç ne e njohim sot. Vetëm përmes unitetit dhe solidaritetit ne jemi në gjendje ta ruajmë projektin Evropian. Së bashku jemi më të fortë" shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Europës duke postuar një video në faqen e tij. "Gëzuar Ditën e Europës" shkruan ai.

Presidenti Ilir Meta me rastin e Ditës së Europës i ka dërguar një mesazh urimi  kreut të Këshillit Europian, Charles Michel. Kreu i shtetit i shpreh mirënjohjen për mbështetjen pas tërmetit tragjik dhe hapjes së negociatave.

"Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta juve, si dhe të gjithë qytetarët evropianë në Ditën e Evropës! Muajt dhe javët e fundit kanë qenë një vitrinë e vërtetë e solidaritetit, mbështetjes dhe inkurajimit evropian ndaj Shqipërisë.

Unë dhe bashkëqytetarët e mi jemi mirënjohës për ndihmën e menjëhershme që na dhatë pas tërmetit të nëntorit të vitit të shkuar, për përgjigjen e integruar ndaj pandemisë si dhe për vendimin inkurajues të Këshillit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Jam i inkurajuar gjithashtu edhe nga përfundimet e Samitit të Zagrebit, që ritheksuan perspektivën evropiane të rajonit tonë si dhe domosdoshmërinë për të pasur një proces të pakthyeshëm pranimi, të mbështetur mbi vlerat e përbashkëta evropiane.

Do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për të favorizuar një zbatim të mirëfilltë të reformave, veçanërisht në drejtim të ndërtimit të një demokracie funksionale dhe të mbizotërimit të sundimit të ligjit, plotësisht në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore,sipas standardeve më të mira evropiane.

Këto kohë sprovuese vërtetuan edhe një herë se bëhemi edhe më të fortë, vetëm duke qenë të bashkuar. Zoti President, Gëzuar Ditën e Evropës" shkruan Meta.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taualant Balla me rastin e Ditës së Europës deklaron se Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme  që i jep Bashkimi Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS-së, Balla thekson se kjo ditëlindje e Bashkimit Europian e gjen Shqipërinë në një moment të rëndësishëm lidhur me fillimin e negociatave drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Europian, një qëllim strategjik kombëtar i Shqipërisë, si një vend që synon konsolidimin e demokracisë, respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Sipas Ballës, procesi i integrimit Europian gëzon mbështetjen e plotë të qytetarëve shqiptarë.

Sot në orën 13:00 Edi Rama dhe ambasadori Soreca kanë një konferencë për mediat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy