
Turqia planifikon të shfrytëzojë pjesën e Detit Mesdhe në kufi me Greqinë për kërkimin e naftës. Kjo ka sjellë tension mes dy vendeve. “Ankaraja është e vendosur për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e vendit në lidhje me zonën ekonomike detare“ – kështu deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në një intervistë për të përditshmen greke “Kathimerini”.



